MENU
klinika

Rikthimi

Shkëndija zgjedh pasardhësin e Gjokës

02.08.2021 - 17:53

Shkëndija e Tetovës ka zgjedhur trajnerin e ri. Pas shkarkimit të tiranasit Ernest Gjoka një javë më parë, vendin e tij do ta zërë tekniku boshnjak Bruno Akrapovic.

Ai është një emër i njohur pasi ka drejtuar edhe më parë skuadrën tetovarë. Akrapovic ishte në krye të kuqezinjve edhe 5 vjet më parë. Boshnjaku do të nisë menjëherë nga puna, për të bërë skuadrën gati për sezonin e ri.

Shkëndija u shpall kampione në sezonin e fundit në Maqedoninë e Veriut, titulli katërt për ekipin kuqezi, por në aventurën evropiane dështoi, ku humbi të katër ndeshje, pësoi 9 gola dhe nuk shënoi asnjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN