MENU
klinika

Përshpejtohet ritmi i shkrirjes së akullnajave

Shkrirje masive e akujve në Groenlandë nga një valë të nxehti

02.08.2021 - 17:49

Një valë të nxehti në Groenlandë, me temperatura mbi 10 gradë Celsius, mbi normat sezonale, ka shkaktuar këtë javë një episod të shkrirjes masive të hemisferës akullnajore, theksuan specialistët e akullnajave.

Që prej të mërkurës, hemisfera akullnajore, që mbulon territorin e madh arktik është shkrirë me rreth 8 miliardë tonë çdo ditë, dyfishi i normës mesatare gjatë periudhës së verës, sipas të dhënave nga Polar Portal, një mjet modelimi i menaxhuar nga institutet kërkimore daneze.

“Temperaturat e pazakonta mbi 20 gradë, me rekorde lokale, janë regjistruar në veri të Groenlandës ditët e fundit”, sipas institutit meteorologjik danez DMI.

Në aeroportin e Nerlerit Inaat, në verilindje të Groenlandës, termometri arriti në 23,4 gradë Celsius të enjten, niveli më i lartë i matur që prej fillimit të zbulimeve të stacionit meteorologjik dhe më i nxehtë se temperatura maksimale e regjistruar në Danimarkë.

Kjo valë të nxehti, që ka prekur gjithashtu një pjesë të madhe të territorit arktik, është shënuar nga një ritëm i përshpejtuar i shkrirjes së hemisferës akullnajore.

“Në shkallë krahasuese, vëllimi i madh i ujit të shkrirë çdo ditë kohët e fundit, 8 000 miliardë litra ujë, do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e Floridës me pesë centimetra ujë”, nënvizoi Polar Portal.

“Rekordi ditor i shkrirjes së Groenlandës, që daton nga vera e vitit 2019, nuk është thyer, por pjesa e territorit të Groenlandës ku është shkrirë akulli është më e madhe se dy vjet më parë”, theksoi qendra për mbikëqyrjen e arktikut.

Hemisfera e dytë akullnajore, pas Antarktikut, me një sipërfaqe prej 1,8 milionë kilometra katrorë, pjesa e akullit që mbulon Groenlandën është shqetësuese për shkencëtarët, pasi ngrohja e Arktikut është tre herë më e shpejtë se kudo në botë.

Sipas një studimi evropian të publikuar në janar, shkrirja e akullit të Groenlandës duhet të kontribuojë në rritjen e përgjithshme të nivelit të oqeaneve në lartësinë prej 10 deri në 18 centimetra deri në vitin 2 100, ose 60% më shpejt se vlerësimi i mëparshëm.

Sesioni i 76-të i Asamblesë së Përgjithshme të OKB

Xhaçka: Krenare për përkushtimin e Shqipërisë!

"Do të sigurojë mbijetesën politike pasi u shpall ‘non grata’"

Pritjet e Berishës/Kadilli: Nuk me impresionon