MENU
klinika

Ndërtuan kate shtesë pa leje

Shpallen në kërkim dy biznesmenë në Dhërmi

15.08.2021 - 12:31

Dy pronarë të dy objekteve në Dhërmi janë shpallur në kërkim pasi kanë ndërtuar kate shtesë në kundërshtim me lejen e ndërtimit dhe projektin fillestar.

Policia e Himarës bazuar në informacionet e marra se dy shtetas që kishin ndërtuar dy objekte në Dhërmi kishin dalë jashtë projektit dhe lejes së ndërtimit pasi kishin ndërtuar kate shtesë, kanë ushtruar kontroll për verifikimin e dokumentacionit.

Si rezultat i verifikimit të dokumentacionit rezultoi se shtetasit S. P., 51 vjeç dhe K. B., 66 vjeç, në objektet në pronësi të tyre kishin ndërtuar kate shtesë, në kundërshtim me lejet e ndërtimit, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Blutë vijojnë punën për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë përgjegjësi për mos kontrollin e zbatimit të projekteve fillestare të përcaktuara në lejet e ndërtimeve që këta shtetas kishin përfituar nga organet kompetente.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kapet edhe i dënuari që nuk respektoi kohën e lejes

Vlorë/ Po kryenin ndërtim pa leje, arrestohen 3 persona