MENU
klinika

Qytet nën ujë...

Shporta me fruta… 2,400-vjeçare!

05.08.2021 - 12:58

        Arkeologët nënujorë që po merre me studime në qytetin e zhytur Thônis-Heracleion, në gjirin egjiptian të Abū Qīr, zbuluan shporta prej xunkthi me fruta, që datojnë nga shekulli i katërt p.e.s., sipas “The Guardian”.

Në mënyrë të pabesueshme, enët ende përmbajnë arra të buta, që është frut i një palme afrikane që konsiderohej i shenjtë nga egjiptianët e lashtë dhe fara rrushi.

“Asgjë nuk ishte dëmtuar”- thotë arkeologu, Franck Goddio. “Ishte shumë surprizuese, të shihje shportën me fruta pas kaq shumë kohësh.”

Goddio dhe kolegët e tij të Institutit Evropian për Arkeologjinë Nënujore (IEASM) zbuluan kontejnerët në bashkëpunim me ministrinë e Turizmit dhe Antikiteteve të Egjiptit. Studiuesit kanë vëzhguar qytetin-port që nga lashtësia, Thônis-Heracleion që nga rizbulimi i tij në vitin 2001, sipas “Egypt Independent”.

Shportat u ruajtën në një dhomë nëntokësore dhe mund të kenë qenë të ofruar gjatë varrimit, raporton Greek City Times.

Aty pranë, studiuesit gjetën një tumë varrimi, dhe një koleksion ekstravagant të mallrave të varrimit grek që ndoshta u lanë nga tregtarët dhe mercenarët që jetonin në atë zonë.

“Kudo gjetëm mbetje materiali të djegur,” – thotë Goddio, në deklaratë.

Objekte të tjera të gjetura mbi ose rreth tumës, përfshinin qeramikë të lashtë, objekte prej bronzi dhe figura që përshkruanin perëndinë egjiptiane, Osiris.

“Ne gjetëm qindra depozita, të bëra prej qeramike,” – thotë Goddio, për “The Guardian”.