MENU
klinika

Në moshën 81-vjeçare

Shuhet piktori i njohur fotorealist, Chuck Close!

21.08.2021 - 11:53

Shuhet nga jeta në moshën 81-vjeçare Chuck Close, artisti, pikturat gjigante fotorealiste të të cilit magjepsën shikuesit. Avokati i tij, John SIlberman u shpreh se:

Close vdiq në një spital në Oceanside.

Shkaku i vdekjes së tij nuk u bë i ditur. Në 1988, Close pësoi një kolaps të arteries kurrizore, që e la atë pjesërisht të paralizuar. Ai vazhdoi të pikturonte, duke përdorur një karrige me rrota për pjesën tjetër të jetës së tij. Gjithmonë një njeri i sinqertë, Close e cilësoi vazhdimin e karrierës së tij si një paaftësi për t’u përshtatur. Ai tha për “The New York Daily Neës” në 1999 se:

Kjo tregon se sa i ngushtë jam. Unë nuk kisha aftësi të tjera për t’u mbështetur.

Por “aftësia e vetme” e Close e futi atë në muzetë e mbarë botës dhe të admirohej nga klientë dhe artistëve. Katër vjet më parë, disa gra, një numër prej të cilave kishin ardhur në studion e tij për të pozuar, akuzuan Close se i ngacmonte seksualisht në periudha të ndryshme midis viteve 2005 dhe 2013. Ai pranoi se u kishte folur sinqerisht, madje edhe brutalisht, grave për pjesët e trupit, por ai tha se e kishte bërë këtë në interes të vlerësimit të tyre si subjekte të mundshme.

Në dhjetor 2013, Close u diagnoztikua me sëmundjen Alzheimer, e cila u ndryshua në demencë frontotemporale në 2015, sipas neurologut të tij, Dr Thomas M.Wisniewski, drejtor i Qendrës së Neurologjisë Kognitive të Universitetit të Nju Jorkut. Në një intervistë telefonike, Dr Wisniewski tha se sjellja për të cilën zoti Close u akuzua mund t’i atribuohet sëmundjes.

Close nuk ishte i pari që bëri piktura fotorealiste. Artistë si Richard Estes dhe Robert Bechtle po pikturonin kopje të kujdesshme të fotografive në mesin e viteve 1960. Por askush tjetër nuk i kishte transformuar fotografitë në piktura me ndikim të tillë agresiv vizual dhe psikologjik. Close rafinoi teknikën e tij dhe shtoi ngjyrë në vitet 1970.

Ai krijoi një proces me anë të të cilit do të spërkaste me ajër shtresa të ndara të kuqe, të verdhë dhe blu për të krijuar fotografi me ngjyra të plota të një vërtetësie fotografike të mrekullueshme. Ai realizoi realizmin e tij më ekstrem në “Mark” (1979), një portret i mikut të tij piktorit Mark Greenwold, i cili është në koleksionin e Muzeut Metropolitan të Artit.

Disa nga veprat e tij: