MENU
klinika

Dy simotra. Një kohë!

Si e hodhëm në erë, kishën e Skënderbeut e Donikës…

01.08.2021 - 14:25

        Njëra prej të dyjave ekziston edhe sot, është katedralja e famshme e Parisit, “Notre Dame” ose “Shën Maria” – që, ndonëse e dëmtoi rëndë një zjarr rastësor, është në rikonstruksion e sipër, me kujdesin më të madh, durimin dhe profesionalizmin e një populli që e vlerëson historinë dhe kulturën e tij./Konica.al

Ndërsa tjetra, më e vogla, nuk ekziston. Bëhet fjalë për kishën e famshme “Shën Maria” e Vaut të Dejës, që u hodh në erë me dinamit, nga komunistët, ngjarje e vitit 1967 – kohë që shënoi rrënimin e vlerave kulturore në Shqipërinë socialiste; kjo, nën shembullin e revolucionit kulturor kinez – pra, duke luftuar “zakonet prapanike”.


Të dyja kishat e Shën Marisë, i përkisnin shekullit të 13-të. Ato kishin të njëjtin stil arkitektonik, atë romano-gotik, por dalloheshin prej përmasave – në përputhje kjo, me fuqinë ekonomike të secilit shtet.

Por, kisha e Shën Marisë në Vaun e Dejës, kishte një specifikë shumë të rrallë për Shqipërinë dhe shqiptarët – aty, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti, pranoi sakramentin e martesës me Donikën, bijën e Gjergj Arianitit, zotit të Kaninës.

Ndërsa “Notre Dame” po rikthehet në identitet – fazë ku, krahas vendeve të tjera të zhvilluara, Shqipëria dhuroi 100.000 euro,  –  “Shën Maria” e hershme e Skënderbeut, në Vaun e Dejës, është pa asfare vëmendje institucionale…

Kur, Kush, Ku?/Konica.al

*Fotografia e parë: hedhja në erë me dinamit – fotografia e dytë: pamja e jashtme e kishës së vjetër, para shkatërrimit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN