MENU
klinika

''Pa marrëveshje''

Si lindi lëvizja e talebanëve?

15.08.2021 - 11:45

       Pas njëzet vjet luftë, tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, mund të ketë një ndikim të pashlyeshëm në mënyrën se si do të shihet Amerika në arenën ndërkombëtare. Për më tepër, ekspertët vërejnë se, ndërsa talebanët përparojnë në marrjen e pushtetit, tërheqja e papritur diplomatike amerikane nga Kabuli, dërgon një sinjal të pagabueshëm; jo sinjali që, Uashingtoni, do të dëshironte të përcillte.

Ndërkaq, në Afganistan vërehet zhvendosje masive e civilëve të pambrojtur, në përpjekje për t’iu shpëtuar luftimeve.

Këmbanat e alarmit mbi rrezikun e një krize humanitare, sa vijnë dhe shtohen.

Si lindi lëvizja e talebanëve?

Ajo u themelua në Afganistanin jugor, nga Mulla Mohammad Omar, një anëtar i fisit Pashtun, i cili u bë komandant muxhahedin që ndihmoi në largimin e sovjetikëve nga vendi në vitin 1989. Mullah Omar formoi grupin në Kandahar me rreth 50 ndjekës në vitin 1994, me synimin për të sfiduar paqëndrueshmërinë, korrupsionin dhe krimin që konsumoi Afganistanin gjatë luftës civile të epokës postsovjetike.

Pasi morën me shpejtësi Kandaharin dhe kryeqytetin, Kabul, në vitin 1996, ndërsa afganët ishin të pakënaqur me pasigurinë e vendit, talebanët vunë rregulla të rrepta islame, që ndaluan televizionin dhe muzikën, i ndaluan vajzat të ndjekin shkollnë dhe i detyruan gratë të mbanin mbulesat e njohura ose burkat.

Ekstremistët i siguruan mbrojtje Osama Bin Ladenit, ndërsa ai planifikoi sulmet terroriste të 11 shtatorit.

Kur talebanët refuzuan kërkesat e Shteteve të Bashkuara për të dorëzuar bin Ladenin, forcat amerikane pushtuan Afganistanin dhe rrëzuan shpejt qeverinë e Mullah Omarit, i cili, bashkë me udhëheqës të tjerë talebanë, gjetën një vend të sigurt në Pakistanin fqinj, ndërsa filluan një fushatë kryengritëse për të rimarrë pushtetin në Afganistan.

Në shkurt të vitit 2020, mes SHBA-së dhe talebanëve nënshkruan marrëveshja historike, sipas të cilës, u caktua një afat 14-mujor që Amerika të tërhiqte të gjitha trupat nga Afganistani. Ndërkohë, bisedimet midis talebanëve dhe qeverisë afgane, që kishin për qëllim përfundimin e luftimeve, janë ende pa rezultat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


INTERVISTA / “E di që jam një plumb larg nga vdekja”

A do kthehen talebanët në pushtet në Afganistan?

Deklarata e presidentit amerikan

“Afganistani, laborator për terroristët”