MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të mbrohemi nga dehidratimi gjatë stinës së verës?

05.08.2021 - 11:39

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të mbrohemi nga dehidratimi gjatë stinës së verës?

Mjeku: Pjesa më e madhe e trupit të njeriut (75 %) përbëhet nga uji. Pjesa më e madhe e ujit gjendet brenda qelizave të trupit (hapësirat ndërqelizore). Pjesa tjetër gjendet në hapësirën jashtëqelizore,
Dehidratimi ndodh kur sasia e ujit që largohet nga trupi është më e madhe sesa sasia që futet në të. Trupi është shumë dinamik dhe në ndryshim të vazhdueshëm. Ne humbasim ujë automatikisht kur:
• marrim frymë dhe uji largohet nga trupi ynë
• djersijmë për të ftohur trupin
• urinojmë apo nxjerrim mbeturinat ushqimore nga zorra e trashë.
Në një ditë normale, një person duhet të pijë një sasi të konsiderueshme uji për ta zëvendësuar këtë humbje rutinore.

Në stinën e verës si pasojë e temperaturave të larta pothuajse të gjithë njerëzit janë të rrezikuar nga dehidratimi.

Shenjat që paralajmërojnë mungesë hidratimi janë: gojë tepër të thatë, lëkurë tepër të thatë, sy të futur thellë, gjuhë të trashur, pështjellim të pashpjegueshëm dhe/ose përgjumje të pashpjegueshme. Shumica e ekspertëve këshillojnë të pini të paktën 8-10 gota ujë në ditë nëse peshoni 75 kg.

Për çdo 11 kile mbipeshë, duhet të shtoni një gotë uji. Pini më shumë nëse jetoni në klime të nxehtë ose nëse lëvizni shumë. Nëse hani fibër me shumicë (bukë, drithëra, etj), duhet gjithashtu që të pini më shumë ujë.

Mund të jetojmë pa ushqim për pothuajse dy muaj, nëse kemi shëndet të plotë, por mund të rrojmë vetëm pak ditë pa ujë. Uji përçon elementet ushqyes nga ushqimet që hamë si edhe mineralet që drejtojnë rrugën e këtyre elementeve, oksigjen në qelizat trupore, si edhe ndihmon rregullimin e temperaturës trupore me anë të djersës.

Nëse nuk pini sasinë e duhur të ujit për të plotësuar nevojat tuaja trupore mund të përballeni me këto probleme:

Probleme tretjeje

Lëkure të thate dhe zë të ngjirur

Ngadalësim të organeve trupore

Probleme me mbajtjen e ujit

Dhimbje muskujsh

Dhimbje kyçesh

Rritje e toksinave (helmeve) në trup

Metabolizëm i dobët i yndyrave të trupit

Dhjamë të tepërt

Për personat që duan të humbin peshë këshillohet që uji të pihet gjatë konsumimit të ushqimit.
Pirja e një gote uji në mëngjes ka ndikim pozitiv në pastrimin e gjakut dhe organizmit.

Këshillohet të konsumoni pemë e perime që përmbajnë sasi të mëdha të ujit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dëmtojnë lëkurën tonë

5 gabimet që bëjmë gjatë dushit