MENU
klinika

Përgjigjja gjendet në këto 10 sugjerime!

Si t’i kombinoni xhinset e gjera?

23.08.2021 - 11:57

Vitin e fundit, falë edhe muajve të mbyllur nëpër shtëpia për shkak të kufizimeve të pandemisë, xhinset e gjera kanë hyrë në zemrat e kujtdo, si dhe kanë dominuar koleksionet e pasarelave dhe kanë pushtuar garderobat e modeleve dhe personazheve publike. Të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë “të pafuqishëm”, (por në fakt me një kënaqësi të madhe), të kthimit të shndritshëm në botën e xhinsit, i cili ka parë çdo model të xhinseve të ngushta të lënë mënjanë, për të favorizuar prerjet më të rehatshme të xhinseve të gjera që përqafojnë trupin (pa e detyruar atë).

Por si t’i vishni këto xhinse të gjera dhe tepër të rehatshme? Cilat janë kombinimet më të mira dhe sekretet për një pamje të mrekullueshme? Ne e kërkuam përgjigjen në rrugët e Milanos, Parisit dhe Nju Jork-ut, duke analizuar stilet e veshjeve më interesante të rrugës (street styles), gjatë kësa periudhës së fundit.

Xhinse të gjera + xhaketë e gjerë

Një bluze e zezë dhe një xhaketë e gjerë janë mjaftueshëm për t’ju dhënë një pamje të mrekullueshme dhe shumë të rehatshme. Në këmbë mbani atlete dhe sandale të trasha, të cilat i kompletoni me çorape të së njejtës ngjyrë.

Xhinse të gjera + pallto e gjatë prej lëkure

Asnjëherë pamja juaj nuk dështon me një xhaketë të gjatë lëkure. Kjo veshje elegante i jep çdo lloj look-u një stil më shik që adhuruesut e stilit francez e pëlqejnë aq shumë.

Xhinse të gjera + këmishë

Edhe këmisha, me sharmin e saj të veçantë, ia del të balancojë shpirtin adoleshent të modeleve në një mënyrë perfekte. Për t’i shtuar edhe më shumë pikë veshjes suaj, mbani veshur edhe një xhaketë interesante gjithashtu.

Xhinse të gjera + bark i zhveshur

Nëse rasti e lejon diçka të tillë, ju mund të mbani barkun jashtë, teksa mbani një bluze të shurtër, apo një shall të veçantë. Ndërsa për në mbrëmje, ju mund të mbani edhe këpucë me takë të lartë gjithashtu.

Xhinse të gjera + xhaketë xhins

Xhins me xhins, një kombinim perfekt për t’u kompletuar në mënyrë të përsosur me sandale apo me një dekolte të zbuluar. Në këtë look, xhinset mund të jenë në ngjyrë më të çelët se xhaketa prej xhinsi.

 

"Nuk dola nga shtëpia për tre muaj"

Adelina Ismaili: Më përgjonin ilegalisht

Historinë e saj e bëri këngë

Semi Jaupaj: Mund ta duash dikë e të ndahesh

Do t’ju garantojnë një look ‘chic’

Pesë kombinime me pantallona lëkure