MENU
klinika

"Thirrje banorëve të mos rezistojnë"

“Situata është shumë e vështirë”, Peleshi mbërrin në Gjirokastër

03.08.2021 - 19:09

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, ka mbërritur në fshatin Asim Zenel i cili është përfshirë nga flakët.

Peleshi u shpreh se situata është shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme

Ai u ka bërë thirrje të gjithe baorëve të fshatrave Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo të mos rezistojnë dhe të bashkëpunojnë me policinë për t’u evakuuar.

“Është një situatë shumë e vështirë me vatra zjarri të lokalizuara në vende të ndryshme. Kemi një humbje jete. Pra me pak fjalë duhet evakuim në fshatrat Krine, Asim Zenel dhe Arshi Lengo. Policia është në krye të punës. Ju bëj thirrje banorëve të mos rezistojnë dhe të largohen nga fshatrat”- u shpreh Peleshi.

Peleshi tha se të gjitha forcat ajrore, zjarrfikëse do të përqëndrohen në fshatrat e Gjirokastërës pasi zjarri në Llogara është vënë nën kontroll.

Ne do të bëjme çdo gjë edhe me forcat ajrore pasi zjarret në Llogara janë vënë nën kontroll. Do të përqëndrojmë të gjitha forcat njerëzore, ajrore për të bërë më të mirë”- tha ministri.