MENU
klinika

"Është koha të japësh dorëheqjen i turpëruar..."

Situata kaotike në Afganistan/ Donald Trump thirrje Presidentit Biden

17.08.2021 - 08:17

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump i ka bërë thirrje presidentit Joe Biden “të japë dorëheqje i turpëruar” për shkak të marrjes së kontrollit të Afganistanit nga talenabnët, pas tërheqjes së trupave amerikane.

“Është koha që Joe Biden të jap dorëheqje i turpëruar për atë që ka lejuar t’i ndodhë Afganistanit, bashkë edhe me rritjen e jashtëzakonshme të të infektuarve me COVID-19, katastrofën e kufirit, shkatërrimin e pavarësisë energjetike dhe ekonominë e përgjysmuar”, ka thënë ai.

Ai ka vazhduar të përmend pretendimin e tij se Biden e fitoi presidencën përmes mashtrimit në zgjedhje, duke përfunduar: “Nuk duhet të jetë një punë e madhe, sepse ai nuk u zgjodh në mënyrë legjitime në radhë të parë.”

MARREVESHJA E TRUMP ME TALEBANET, ZVOGELOI PRANINE E TRUPAVE AMRIKANE

Nderkohe sot (16 gusht) Joe Biden ne nje fjalim mbi situaten ne Afganistan tha se marrëveshja e ish -presidentit amerikan Donald Trump me talebanët e zvogëloi praninë e trupave amerikane në vend nga rreth 15,500 në 2,500. Ai shton se marrëveshja e Trump me talebanët bëri thirrje që forcat amerikane të largohen deri më 1 maj.

“Talibanët ishin më të fortë ushtarakisht që nga viti 2001,” thotë ai.

“Zgjedhja që duhej të bëja si presidenti juaj ishte ose të zbatoja atë marrëveshje, ose të isha gati të kthehesha në luftën kundër talebanëve në mes të sezonit luftarak të majit.”

Nuk kishte asnjë marrëveshje pas 1 majit për të mbrojtur trupat amerikane nga talebanët pas asaj date, thotë ai.

“Asnjëherë nuk ishte një kohë e mirë për të tërhequr forcat amerikane,” theksoi Biden.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Nuk do të pendohem për tërheqjen e trupave të SHBA”

Joe Biden niset drejt Afganistanit, pasi talebanët marrin kontrollin e plotë të vendit

Mendohet të jetë Presidenti i ri i Afganistanit

Kush është Mulla Abdul Ghani Baradar?


Çfarë tha lideri iranian për situatën në Siri

Teherani pretendon se rrëzimi i Assadit u planifikua nga SHBA

Policia bastis zyrën e Presidentit të Koresë së Jugut

Ish-ministri i Mbrojtjes tenton v*tëvrasjen në paraburgim!

Netanyahu dëshmon në gjyqin ndaj tij për korrupsion

Një pikë e ulët në karrierën e udhëheqësit më jetëgjatë të Izraelit

Perëndimi ka bërë sërish një gabim fatal

Një tjetër shtet europian kërcënohet nga “skenari Trump”