MENU
klinika

Ja si pritet të jenë temperaturat përgjatë gushtit!

Sot termometri shënon 41 gradë në qarkun e Beratit

01.08.2021 - 12:10

Teksa sot shënon dita e parë e gushtit, ky muaj do të shoqërohet kryesisht nga temperaturat e larta.

Akil Osmani, meteorolog i Metoalb, pohoi se gjate ditës së sotme vendi mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta.

Sipas tij, termometri do të shënojë vlerat më të larta të tij në qarkun e Beratit, 41 gradë celsius. Osmani tha se ditën e nesërme pritet që të ketë një rënie prej 2-3 gradësh, ndërkohë që i gjithë gushti do të ketë vlera të larta temperaturash.