MENU
klinika

GJKKO rrëzoi kërkesën për rihapjen e hetimeve për Fatmir Mediun

SPAK ankimon në Apel vendimin për ish-ministrin e Mbrojtjes

02.08.2021 - 09:46

SPAK ka ankimuar në Apel vendimin e GJKKO që rrëzoi kërkesën për rihapjen e hetimeve për Fatmir Mediun.

“News 24” raporton se SPAK kërkon rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe pranimin e kërkesës dhe nisjen e gjykimit.

Vendimi për rrëzimin e kërkesës së SPAK u mor nga gjyqtari Erjon Çela më 27 korrik.

Në vendimin e GJKKO theksohet që Prokuroria ka pasur të gjitha mundësitë që ta hetonte lirisht Fatmir Mediun pasi ai që prej 2012 nuk ka pasur imunitet dhe vepra është parashkruar.

SPAK kërkoi rigjykimin e dosjes ndaj ish ministrit Fatmir Mediu, pasi e akuzon si një nga ish zyrtarët përgjegjës për tragjedinë e Gërdecit që shkaktoi 26 viktima dhe qindra të plagosur.

Gjykata e Lartë e dërgoi çështjen për kompetencë në GJKKO, me arsyetimin se me ndryshimet e fundit ligjore në kuadër të reformës në drejtësi, i takon asaj ta shqyrtojë dosjen penale ndaj ish-zyrtarit të lartë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Do të sigurojë mbijetesën politike pasi u shpall ‘non grata’"

Pritjet e Berishës/Kadilli: Nuk me impresionon

Ulja e tarifave të roamingut mes BE e Ballkanit Perëndimor

Balluku: Ka impakt të drejtpërdrejt tek qytetarët