MENU
klinika

“Ata janë zjarrvënësit!”

Spartak Ngjela gjen shkaktarët e zjarreve dhe i bën apel SPAK

11.08.2021 - 15:38

Po të kishte shpejtuar SPAK në arrestimin e të korruptuarëva të lartë, nuk do të kishte zjarre kaq masive sot në Shqipëri.

1. Ata, – të akuzuarit e ardhshëm për korrupsion; ata janë zjarrvënësit e kësaj kohe me zjarre masive.

Ata, me zjarre masive, duan destabilizimin e shoqërisë, që, me këtë, të shmangin ndëshkimin e tyre dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme që kanë në zotërim.

Kjo, në fakt, është dëshira e mafiozit të kapur, i cili, me krim masiv, kërkon të shpëtojë goditjen penale për krimin që ka kryer.

Po SPAK, nuk e dinte këtë? Pse u vonua?

Mafia është Maja e karakterit kriminal të krimit të organizuar.

Nuk e di SPAK këtë? Fakti që SPAK, pasi e deklaron goditjen e krimit të organizuar shtetëror në Shqipëri, nuk po kryen arrestime, kuptohet se mafia, – domethënë krimi – do të veprojë me zjarr.

Ja, kjo është koha. SPAK duhet të veprojë! Shërbimet, me anë të SPAK- ut, duhet t’ia bëjë të qarë shqiptarëve se cilët janë zjarrvënësit e Shqipërisë.

2. Kjo është arsyeja urgjente që SPAK tani duhet të fillojë goditjen penale drastike antikorrupsion, me dorë të hekurt, sepse korrupsioni dhe krimi i organizuar do të vijojë aktivitetin kriminal edhe me forma të tjera të goditjes kriminale, për destabilizimin e Shqipërisë.

Shqiptarët tani po presin nga SPAK goditjen e korrupsionit, pushtuesit kriminal që po i merr frymën shoqërisë shqiptare. Shpejt!

Shpejtësia e goditjes antikrim, kundër një fenomeni kriminal shoqëror me rrënjët e veta në rrethet e larta të shtetit dhe politikës, është domosdoshmëri për suksesin profesional në arritjen e qëllimit final: shkallmimin e krimit të organizuar në Shqipëri.