MENU
klinika

Manastirliu publikon videon

Spitali i Sarandës me laborator të ri brenda shtatorit

05.08.2021 - 10:48

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka vizituar këtë të enjte Spitalin e Sarandës duke ndjekur nga afër investimet e kryera në këtë spital.

Manastriliu bën me dije se brenda shtatorit do të përfundojë Pediatria dhe laboratori i ri.

Po ashtu theksoi se spitalet gjatë vijës bregdetare do të plotësohet me pajisje mjekësore moderne po ashtu do të ketë edhe mjetë të rinj specializantë për një shërbim më të mirë për qytetarët dhe turistët.

“Brenda shtatorit përfundon pediatria dhe laboratori i ri. Do të fuqizojmë spitalet gjatë vijës bregdetare me investime në infrastrukturë, pajisje mjekësore moderne dhe mjekë të rinj specialistë, për të garantuar shërbim me standarde për qytetarët dhe turistët”, tha Manastirliu.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN