MENU
klinika

Conference League

Teuta e pafat, e pëson në minutat shtesë

05.08.2021 - 22:59

Teuta humb 1-0 por mban gjallë shpresat e kualifikimit për në fazën play-off të Conference League. Durrsakët e pësuan në minutën e 91-të në ndeshjen e parë të turit të tretë përballë irlandezëve të Shamrock.

Ndonëse sfida u luajt në Dublin, kampionët e Shqipërisë qëndruan fort deri në fundin e takimit, por në shtesë ishin të pafat. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Elbasan Arena dhe Teuta ka shanse të përmbysë këtë humbje minimale.

Kujtojmë që çdp fitore e Teutës me një gol diferencë, do të çonte ndeshjen në shtesë. Durrsakët përmbysën 2 gola në turin e dytë, duke realizuar 3 të tillë në transfertë, pavarësisht se rivali ishte më i dobët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN