MENU
klinika

Nuk u paraqit në stërvitje

Tottenham nuk e fal për mungesën, gjobit Kane

02.08.2021 - 22:11

Në seancën e sotme nuk u paraqit kapiteni Harry Kane te Tottenham. Gjithcka lidhet me largimin e tij te Manchester City. Edhe Spurs mund ta shesë, por për gjestin e sotëm vendosi ta gjobisë.

Klubi anglez nuk ka për ta toleruar golashënuesin e tij për shkak të sjelljes së këtij të fundit. Kane kërkon me çdo kusht të largohet nga Tottenham, por londinezët insistojnë se rregullat duhet zbatuar.

Manchester City është gati të “thyejë” bankën për kapitenin dhe deri tani ka shkuar deri në 117 milionë euro, por si duket Tottenham dëshiron më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN