Turqia ka akuzuar Greqinë për përdorimin e gjuhës provokuese dhe kërcënimin me sanksione në një kohë kur vendi po lufton me zjarret shkatërruese.
“Ne kemi një fqinj që vazhdon një gjuhë kërcënimesh dhe sanksionesh ndërsa ne po luftojmë ndaj katastrofës së zjarrit. Kjo nuk përputhet me marrëdhëniet tona dypalëshe të fqinjësisë, aleancën tonë dhe anëtarësimin në NATO”, tha ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar në një konferencë mesditën e sotme.
Turqia ndodhet në luftë me flakët prej javës së kaluar. Zjarri është përhapur në shumë zona duke djegur pyjet në zonat turistike më të çmuara të vendit.
Greqia dhe Turqia kanë pasur mosmarrëveshje të vazhdueshme për shelfin kontinental në Mesdheun Lindor dhe detin Egje. Të dy vendet rifilluan bisedimet në fillim të vitit 2021, por deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat nga ky proces.