MENU
klinika

"Orët shtesë do t’i marrin të gjitha"

U tha se zjarrfikësit e Vlorës s’janë paguar, reagon Leli: S’është e vërtetë

07.08.2021 - 13:20

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka zbritur sot në terren për të monitoruar situatën nga zjarri në Karaburun.

Në një prononcim për medie Leli ka pranuar sot se zjarrfikësit e Vlorës nuk janë paguar për orët shtesë që prej dy muajsh, duke thënë se shkak për këtë janë bërë disa kufizime ligjore, të cilat nuk i specifikoi se cilat janë.

Ai shtoi shtoi me bindje se punonjësit e zjarrfikëses, të cilët janë duke u përballur me një situatë të pazakontë këto ditë, do të paguhen për të gjitha orët shtesë të punës së tyre në terren.

Zjarrfikësit janë paguar të gjithë për orët e punës së zakonshme, për orët shtesë dhe do të paguhen për të gjitha orët shtesë që nuk janë paguar për arsye të kufizimeve ligjore që ka për pagesën e tyre. Punonjësit e zjarrfikëses që po përballen me një situatë të pazakontë, do të paguhen për çdo orë punë”, u shpreh Leli.