MENU
klinika

Ergiri!

Në kërkim të trashëgimisë myslimane të Evropës

09.08.2021 - 16:20

         Në këtë ekstrakt të përshtatur nga libri i ri: “Minaret në male”, Tharik Hussain zbulon një qendër historike të gjurmimit islam në kodrat piktoreske jugore të vendit./Konica.al

Në horizont filloi të sfaqej silueta e Gjirokastrës. Qyteti shtrihej në pjesën malore të jugut të vendit, me pamje nga kështjella e lashtë, me shtëpi të gurta nga periudha osmane e shekullit të 17-18-të, që ngjiten monopateve si një vegim mesjetar. Dolëm nga autostrada dhe u futëm në një rrugë me pamje nga një ndërtesë betoni tetëkatëshe, me ballkone ngjyrë rozë, në oborrin e të cilës, mbi ca karrike ngjyrë të bardhë, nën rrezet e dielli ishin ulur banorët dhe shijonin kafenë.

– Kjo është Gjirokastra, – më tha Idari, miku im shqiptar nga Anglia, me njëfarë ngadhënjimi.

– Po, në rregull, por ti e di që unë kam ardhur për të gjetur Ergirin! – i thashë me shaka.

Ergiri ishte emri osman për Gjirokastrën, në periudhën e sundimit të Shqipërisë nga perandoria myslimane midis 1417 dhe 1913. Ishte mes kësaj periudhe, që bashkëshoqëruesi letrar i këtij udhëtim, udhëtari osman i shekullit të 17-të Evliya Çelebi, erdhi në Ergiri. Në ditët e sotme, popullariteti i imazhit të Shqipërisë është ndërtuar mbi pasqyrime të kundërta të udhëtarëve të bardhe perëndimorë të shekullit të 20-të, si Edith Durham, e cila e quajti Shqipërinë “të paligjshme” dhe Rose Wilder Lane, e cila shkroi shqiptarët “jetonin në vegjëlinë e racës ariane” […] Këto stereotipe u përforcuan nga kultura popullore moderne. Në trilogjinë hollivudiane “Rrëmbimi”, Shqipëria katandiset në vendbanimin e trafikantëve të pamëshirshëm dhe të dhunshëm, e vetmja referencë besimi që më kujtohet është kur ata betohen për Allahun se do merrnin hak për vdekjen e djalit, duke vrarë heroin e bardhë amerikan të filmit. Nuk mbaj mend asnjë përfaqësim tjetër të islamit në Shqipëri në të gjithë filmin.

Kisha lexuar vepra të shumta mbi Ballkanin, por asnjëri nuk e kishte pranuar kulturën myslimane të rajonit, ashtu siç bëri Evliya. Pa përkthimin e veprave të tij, unë dhe Idari nuk do ta mësonim kurrës sesi ka qenë besimi mysliman i Gjirokastrës. Dukshëm që nuk ishte një vend “i varur nga lutja”, siç e kishte përshkruar Evliya. Më herët dëgjuam ezanin nga xhamia e vetme e qytetit, por askush nuk nxitoi të lutej, sikurse nuk kishte asnjë mbetje nga institutet e shumta të arsimit islamik, për të cilat Ergiri dikur ishte i famshëm. Veprat e Evliya-s ofrojnë nga të vetmet perspektiva myslimane për Evropën myslimane – ajo që përqafon kulturën dhe trashëgiminë si të vetat dhe jo diçka të huaj, të papajtueshme ose inferiore. Shkrimet e tjera të udhëtimit në rajon, në gjuhën angleze, ishin shkruar nga e njëjta demografi e kufizuar: e bardhë, perëndimore, e privilegjuar, e krishterë dhe, më shqetësuese, e klasave koloniale. Këta ishin njerëz që udhëtonin ose me qëllim kolonizimin e një vendi, ose pjesë e atyre që vepronin kësisoj. E shikonin botën nga një pozicion tjetër, e ndienin veten superiorë. Megjithatë, shpesh shkrimet e tyre u paraqitën si bredhje romantike dhe u mbështetën jo pak, nga shkrimtarë të shumtë të mëvonshëm të udhëtimit për kontekstin socio-historik. Kjo është trashëgimia letrare e shkrimit modern të udhëtimit.

Në Gjirokastër erdha në një udhëtim familjar, në kërkim të pranisë së gjurmëve të gjalla të muslimanëve vendas të Evropës, si dhe të ndiqja gjurmët e Evliya-s. Shpresoja të shihja këtë pjesë të kontinentit, siç bëri ai, kur Evropa ishte vërtet myslimane – nën sundimin osman në kulmin e fuqive të perandorisë. Udhëtimi do të bëhej nxitja e libris tim të ri. Së bashku me familjen udhëtova nga Londra në Sarajevë, kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës. Kishim vizituar komunitetet myslimane në Serbi, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, duke u mrekulluar me historinë dhe pasurinë e trashëgimisë së tyre. Pas Shqipërisë, do të niseshim për në Mal të Zi, para se të riktheheshim në Sarajevë. Sot, ndërsa ime shoqe dhe dy vajzat po shijojnë djellin në plazhin e Vlorës, qytetin e Idarit, i cili po më ndihmon të ndjek gjurmët e Evliya-s.

Në librin e tij voluminoz të udhëtimit, me 10 vëllime, ose “Seyâhatnâme”, Evliya e përshkruan Gjirokastrën si një qytet të bukur, të shtrirë në tetë kodra dhe lugina që predominohen nga kështjella, një vend ku shtëpitë e gurta  mbuluar me rrasa kishin vreshta dhe kopshte të rrethuar nga mure graniti të bardhë. Teksa “Megane” i bardhë po sforcohej të ngjiste të përpjetën e e rrugëve të kalldrëmta të “qytetit të gurtë”, Idari po shikonte i habitur nga dritarja, duke admiruar shtëpitë osmane të shpërndara mbi kodër. Gjirokastra ruante ende sharmin e Ergirit të Evlisë. […]Po futeshim në zonë origjinale të pazarit osman të qytetit, e rindërtuar në shekullin XIX. Ishte më e bukura nga të gjitha lagjet, me pamje nga xhamia e vetme e mbijetuar e Ergirit ende në përdorim, e Memi Beut ose Xhamia e Pazarit. Në kohën e Evliya-s, qyteti ishte një vend thellësisht fetar. Shtëpia e të paktën 15 xhamive, Ergiri ishte qyteti ku studiues islamë të Hadithit (traditat e Profetit) erdhën për t’u trajnuar në njërën nga tre medresetë e specializuara në këtë fushë. Kishte gjithashtu teqe (lozha) për tre urdhra të ndryshëm sufistë dhe katër faltore për shenjtorët myslimanë. Mjerisht, e gjithë kjo u shkatërrua kur Enver Hoxha, diktatori komunist, qeverisi vendin. Xhamia e Mehmet Beut i shpëtoi këtij fati, sepse u rendit si monument kulture. […]

Gjirokastra ishte vendi më i bukur që kisha vizituar në Shqipëri dhe mund ta kuptoja se pse edhe Hoxha e shpalli atë si nj nga vetëm dy “qytetet muze”. Tjetri ishte Berati, 100 km në veri: një tjetër odë për arkitekturën klasike osmane dhe i vetmi qytet tjetër historik që nuk iu nënshtrua plotësisht versionit komunist të modernizimit, i cili pa xhami, sinagoga, kisha, shtëpiza sufite dhe manastire të mbyllura dhe të rrënuara, së bashku me shumë monumente të tjera. Këto u zëvendësuan me ndërtesa të zymta e funksionale, që janë shenja dalluese e arkitekturës komuniste. Me një shkatërrim të tillë të identitetit mysliman, Gjirokastra sot prezanton fare pak shenja të jetës së saj të mëparshme si një qendër ballkanike e studimeve islame dhe sufizmit, një vend ku studentët e teologjisë dhe spiritualitetit nga e gjithë bota myslimane erdhën për të studiuar – edhe pse, fatmirësisht, si Gjirokastra, ashtu edhe Berati, aktualisht mbrohen nga UNESCO.

Akoma edhe më mirë u ndjemë, kur u ngjitëm në kështjellë. Gjirokastra është vërtet një qytet shumë i bukur dhe, teksa unë dhe Idari u mbështetëm në muret e gurta, sa të mbusheshim pak me frymë, tutje në horizont vështruam në heshtje një pamje që ende dukej sikur i përkiste faqeve të librave të Evlijas. Arrija të dalloja kopshtet e shumta, vreshtat dhe “shtëpitë madhështore të qytetit”, që ai kishte përshkruar, ndoshta edhe duke qëndruar në këtë vend, të rrethuar nga kodra dhe lugina të gjelbra. Vendet e vetme që mungonin ishin ndërtesat dhe monumentet e shumta myslimane që ai përmend në Librin e Udhëtimeve: Xhamia e Hizir Agës me minaren e gurtë; xhamia e Haxhi Muradit, me burimin e ujit me shije të ëmbël; shtëpizat Halveti, ku Evliya-s iu desh të varroste një nga djemtë që e shoqëronte; shumë khan (bujtina), burime dhe medrese, të gjitha të zhdukura.

– Nuk e dija që ekziston një vend si ky në Shqipëri, Tharik, – u dëgjua Idar. E pashë që ishte tejet i emocionuar.

Idari kishte lindur në Shqipëri gjatë sundimit të Hoxhës, periudhë kur adhurimi i besimit mund të të vriste. Kjo ishte arsyeja, që ai nuk kishte qenë asnjëherë i interesuar për trashëgiminë myslimane të vendit. Duke qëndruar në atë kështjellë, duke parë Ergirin e Evliya-s, në vetvete ndjeu një zbrazëti. Të njëjtën ndjeva edhe unë. Shqipëria nuk ishte një vend, ku prisja të zbuloja vendbanime historike osmane mahnitëse që dikur ishin qendra të dijes islame. Po aq, me sa dukej, edhe Idari. Shqipëria është një nga tre vendet evropiane, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, me popullsi me shumicë myslimane, vende të cilat ishin primare në udhëtimin tim në kërkim të trashëgimisë së gjallë autoktone myslimane të kontinentit-trashëgimisë sonë myslimane. Duke pasur pranë Evlinë, më ndihmoi të vlerësoja më mirë të kaluarën e pasur islame të Shqipërisë dhe përshkrimit që ai u bën banorëve të saj më bëri të kuptoja se: demonizimi i vazhdueshëm i këtij kombi të bukur dhe banorëve të tij është rezultat i një fenomeni letrar evropian të njerëzve të bardhë, jomyslimanë, Evliya më ndihmoi të shmang përsëritjen.

 

(The Guardian)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Qëndrimi armiqësor i Enver Hoxhës

“Çabej nuk bëri krime, si Koliqi!..”


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit