MENU
klinika

Zjarret në Maqedoni/ "Në komunikim me aleatët tanë të NATO"

Zaev: 13 vatra aktive, presim ndihmë nga Serbia

03.08.2021 - 12:03

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka njoftuar se aktualisht në vend janë 13 vatra aktive zjarri.

Aktualisht po ndërhyhet me dy helikopterë, ndërsa pritet që ndihmë të ofrohet edhe nga Serbia.

Po ashtu Zaev theksoi se janë në komunikime të vazhdueshme me vendet e NATO-s për të ofruar ndihmë.

“Mëngjesin e sotëm dy helikopterë kanë ndërhyrë për të shuar flakët.Presim që të na bashkohen edhe katër të tjerë nga Republika e Serbisë. Gjithashtu jemi në komunikim të vazhdueshëm me aleatët tanë të NATO-s për të ofruar ndihmën e tyre. Aktualisht janë aktivë 13 zjarre, Koçani është në kontroll, ndërsa shërbimet zjarrfikëse janë në luftë me flakët në vatrat e ndezura në Staro Nagoriçanit”, ka thënë Zaev.

Si u zbulua plani nga Shërbimet Sekrete të Greqisë

Parandalohet ekzekutimi i Zoran Zaev

"Një mandat të mbarë"

Ali Ahmeti uron kryeministrin Rama

Mbledhja e parë e përbashkët qeveritare

Sot mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe M. së Veriut

Çfarë shkruajti shtypi gjerman?

DW: Ballkani drejt pasigurisë pa Merkelin?

Von der Leyen njofton vizitën në Ballkan

“Do përçoj angazhimin tonë për anëtarësimin në BE”