MENU
klinika

Intervista e Ignacio Morgado

Zbulesa e neuroneve

25.08.2021 - 17:11

“Çdo neuron prej më shumë se 80,000 milionë që kemi është si një fabrikë e vogël e prodhimit të energjisë elektrike ”

Ignacio Morgado: «El sentimiento de odio en el ser humano es muy difícil de curar»

Intervista e gazetarit Javier Lopez Rejas me Ignacio Morgado

I: Cili ishte momenti që shërbeu për t’a qartësuar më shumë ndarjen para dhe pas në lidhje me njohjen e trurit?

Zbulimi i energjisë elektrike të kafshëve nga Luigi Galvani në shekullin e XVIII. Në antikitet përdoreshin shpirtrat e kafshëve të mjekut greko-romak Galeno, filluan të zëvendësoheshin me elektricitetin për funksionimin e neuroneve dhe të sistemit nervor.

I: Truri dhe mendja nuk kanë qenë gjithmonë të lidhur…

Në fakt, ka njerëz që ende mendojnë se truri dhe mendja nuk kanë në fakt asnjë lidhje mes tyre, por “dueti” ka qenë i pranishëm që dorëshkrimet e para filozofike të grekut Demokrit de Abdera (460-370 p.K). Sa më shumë që është mësuar e zbuluar rreth trurit dhe mendjes aq më shumë është përforcuar ideja e “duetit identik”.

I: Kur mund të flasim për neuroshkencë?

Ky emër është arbitrar, por që kur filluan të studiohen neuronet po bëhej fjalë për neuroshkencë.

I: Si kanë ndikuar në psikiatri gjetjet dhe zbulimet e mëtejshme mbi trurin?

U desh shumë kohë që të pranohej që sëmundjet psikiatrike ishin sëmundje të trurit. Para këtij zbulimi, njerëzit fajësonin djajtë dhe për t’u  çliruar bënin magjira nga më të çuditshmet. Njohja e trurit ndryshoi gjithçka. Që atëherë, përpiqemi në të gjitha format t´i shmangim këto sëmundje duke trajtuar trurin dhe neuronet e tij.

I: Fundi i shekullit XX konsiderohet si shekulli ku njohuritë mbi trurin, u thelluan më shumë?

Që pas ndërhyrjes së Cajal ( që konsiderohet si babai i neuroshkencës), njohuritë në nivel anatomik janë shtuar. Pa dyshim, gjatë shekullit XX ka thelluar më shumë njohuritë rreth trurit, krahasuar me shekullin paraardhës.

I: Si shkojnë studimet në neuroshkencë tani?

Ka një dallim të madh sidomos tani që po eksplorohen të gjitha proceset neurologjike dhe të gjitha proceset mendore, sidomos teknika “optogjenetika” na lejon të depërtojmë në trurin dhe në mendjen njerëzore siç nuk e kishim bërë ndonjëherë. Po zhvillojmë eksperimente në laboratore që na japin efektin që ne duam. Kjo metodë i ngjason lazerit por sigurisht “lazer në tru”. Metodë e cila mund të aplikohet dhe për të kuruar sëmundjet neurologjike.

I: Po në thellimin mbi njohjen mirë të trurit, në ç´pikë jemi? Çfarë na kushton më shumë për t´a përthithur ende?

Ashtu si shimpanzeja e ka të vështirë të përthithë konceptin e entropisë, truri njerëzor ka evaluar mjaftueshëm sa për të kuptuar subjektivitetin dhe imagjinatën. Kemi problema për të kupuar konceptin “hard problem”, që shfaqet si përfaqësues i mekanizmave të imagjinatës.

I: A kemi tanimë njohuri sesi bashkëveprojnë zonat e trurit?

Po, sigurisht. Emocionet dhe arsyeja janë të vendosura në rrathë paralelë por në zona të ndryshme të trurit, lidhen mes tyre përmes zonës ballore.

I: A e ka ndryshuar pandemia mendjen tonë?

Të gjitha përjetimet e ndryshojnë disi trurin. Pandemia ka bërë të vetën edhe pse ne nuk e vëmë re.

Ignacio Morgado është profesor në universitetin autonom të Madridit, pikërisht në degën e Neuroshkencës. Ka bërë disa studime e eksperimente mbi lidhjen që ekziston mes mendjes dhe trurit. Është autor i disa librave shkencorë.

Intervista u përkthye në shqip nga Albana Murra