MENU
klinika

Festa e Birrës

Zbulohet çmimi i biletës për të ndjekur nga afër Bregoviç

11.08.2021 - 14:50

Është bërë i ditur çmimi që qytetarët do të paguajnë nëse dëshirojnë të shohin këngëtarin serb Goran Bregoviç teksa përformon në skenën e ‘Festës së Birrës’ në Korçë

Siç kuptohet, Bregoviç nuk do të këndojë falas për popullin shqiptar më 22 gusht por bilëta për ta parë atë do të jetë 10 mijë lekë të vjetra (ose një mijë lekë të reja).

Pozicioni për këtë çmim është në largësi të skenës ndërsa afër saj nuk dihet ende sa mund të jetë çmimi.

Ardhja e Bregoviç-it në Shqipëri është kundërshtuar nga pjesa më e madhe e artistëve dhe personave publik e të thjeshtë pasi mendojnë që arti po ‘përzihet’ me politikë, por Bashkia e Korçës është shprehur se tashmë kontratat janë mbyllur të gjitha.

Goran Bregoviç do të këndojë para shqiptarëve në natën e fundit të këtij eventi.