MENU
klinika

Më në fund!

Zbulohet data e koncertit të Ermal Metës në Tiranë

20.08.2021 - 12:49

Më 17 shtator Tirana do të përfshihet nga tingujt e muzikës së mirë. Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta njoftoi datën e koncertit të tij në Tiranë përmes një statusi në Instagram. Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri “Air Albania” në kryeqytet.

“Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin ‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 Gusht në linkun në story. Ju pres!”, shkruan vetë këngëtari në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në Stadiumin Air Albania.

Ky turne do t’i japë fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë do të ketë një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.

Për të gjithë ata që duan ta ndjekin live, mund të rezervojnë biletën e tyre në https://bileta.t-ticket.al/biglietteria/listaEventiPub.do