MENU
klinika

"Të gatshëm për të ndihmuar njëri-tjetrin"

Zjarret bëjnë bashkë Greqinë dhe Turqinë

06.08.2021 - 11:20

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me atë turk Mevlüt Tsavousoglou ndalur tek situata e zjarreve që ka përfshirë të dyja vendet.

Tsavousoglou ka shprehur solidaritetin për situatën me të cilën po përballet Greqia.

Mediat greke shkruajnë se dy ministrat kanë treguar gatishmërinë e dy vendeve për të ndihmuar njëri tjetrin pasi të vihen nën kontroll vatrat më problematike që kanë shkaktuar dëme më të mëdha.

Greqia dhe Turqia janë mes dy vendeve më të goditura nga zjarret e përhapur gjerësisht, kryesisht në javën e parë të muajit gusht.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi