MENU
klinika

Situatë apokaliptike në Greqi

Zjarret shkrumbojnë sipërfaqe të mëdha

11.08.2021 - 08:55

Zjarret nuk kanë të ndalur në Greqi ku vatra më e rrezikshme e zjarrit është në ishullin e Evias që ka shkaktuar dëme të mëdha. Së fundmi është aktivizuar një avtër në Gortynia, e cila është në afërsi të banesave dhe janë evakuuar 21 familje.

Kanë kaluar disa javë që Greqia është e pushtuar nga zjarret dhe dëri më tanu janë shkaktuar dy viktima në total ndërsa sjanë dëmtuar mijëra hektarë pyje e të mbjedha dhe kanë ngordhur shumë bagëti. Në Evias, por edhe në rajonë të tjera zjarret kanë përfshirë banesa të panumërta duke shkumbuar çdo pasuri të banorëve, por fatmirësisht qeveria ka menduar për këtë gjë dhe ka projektuar një ‘skemë’ ekonomike që do ti vije në ndihmë personave të prekur.

Ditën e djeshme kryeministri i vendit Kyriakos Mitsotakis shpalli një program të veçantë rindërtimi të udhëhequr nga Stavros Benos, njeriu që kishte marrë përsipër detyrën e rindërtimit të Kalamata pas tërmetit të vitit 1986.

Programi i rindërtimit:

1.Kompensimi i menjëhershëm për çdo viktimë nga zjarri dhe pezullimi i detyrimeve financiare

2.Projekti i restaurimit

3.Planifikimi afatmesëm i rindërtimit të prodhimit, veçanërisht për Evianë Veriore

Kontribut hipotekor deri në 150.000 euro dhe depozitë direkte prej 20.000, 12.000 ose 5.000 euro në varësi të shkallës së dëmtimit nga 20 gushti me një aplikim në platformën arogi.gov.gr. Kompensimi me 70% të humbjeve, 20% do të jepet paraprakisht. Ndihma për qira. Gjithashtu ndihmë prej 4.000 euro për fermerët, prodhimet e të cilëve janë prekur. Sidomos për zonat e prekura rëndë nga Evia Veriore, masat do të zbatohen për të gjithë banorët, pavarësisht nëse janë dëmtuar në zonat e prekura.

Duket sikur Europa është qetësuar paksa nga zjarret pasi shteti i cili u rrezikua shumë ishte Turqia por tashmë vatrat janë vënë nën kontroll dhe janë të aktivizuara vetëm dy prej tyre dhe deri më tani janë shënuar tetë viktima. Në Itali dhe në Bosnje janë aktivizuar gjithashtua disa vatra dhe janë evakuuar shumë banorë ndërsa era nuk është favorizuese për shuarjen e zjarrit në këto zona.