MENU
klinika

Nisen rreth 300 forca

Zjarri në malin e Karaburunit rrezikon Parkun e Llogarasë

09.08.2021 - 11:33

Rreth 300 forca janë ngjitur ne orët e para të mëngjesit në malin e Karaburunit dhe pikërisht tek vendi i quajtur “Gropat e Pirit”, pasi është zona me rrezikshmëri më të lartë, ku vatrat e zjarrit janë aktive dhe rrezikojnë seriozisht Parkun Kombëtar të Llogarasë.

FA, zjarrfikës të Vlorës, ADZM, prefektura por dhe banorë të Dukatit janë duke u ngjitur në mal për fikjen e zjarreve të ndihmuar edhe nga helikopterët.

Kjo zonë paraqet rrezikshmëri pasi zjarri mbi fshatin Dukat është vënë nën kontroll dhe nuk përbën rrezik.