MENU
klinika

Frymëzohuni

Nga Elvana te Dafina, ky model flokësh është zyrtarisht ~trend~

21.09.2021 - 09:23

Të popullarizuara në vitet ’90 nga yjet si Chilli dhe LaToya Jackson, të ashtuquajturat “baby hair” ose modelimi i skajeve të flokëve po përjeton një “ringjallje”. Skajet e flokëve janë qimet më të shkurtra që gjenden rreth pjesës së ballit. Ajo që dimë me siguri është a) ky trend i ri është mbresëlënës dhe b) nuk ka absolutisht asnjë rregull për këtë model – por ka vetëm frymëzim.

Skajet e flokëve mund të jenë të gjata, të shkurtra, apo edhe kaçurrela (gjithçka varet nga lloji dhe struktura e flokëve tuaja). Zakonisht gjenden te fëmijët ndaj kanë marrë edhe emrin “baby hair”, flokë fëmijësh. Fashionistët e viteve 1920 filluan t’i vendosin flokët e shkurtër në faqe, në formën e pikave dhe krijuan forma interesante. Tashmë ky model është bërë trend në pasarelat e modës, rrjetet sociale dhe tapetin e kuq. Rihanna rregullon skajet e flokëve në pothuajse çdo dalje. Edhe Jennifer Lopez ka mahnitur me shkëlqimin dhe guximin.

Nga vajzat shqiptare, dy prej yjeve që kanë përqafuar trendin janë Elvana dhe Dafina. Kjo e fundit ka zgjedhur skajet me onde, më të thjeshta, kurse Elvana ka guxuar më shumë.