MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A është e vërtetë që lëngu i portokallit ngre presionin e gjakut?

10.09.2021 - 15:55

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: A është e vërtetë që lëngu i portokallit ngre presionin e gjakut?

Mjeku:E vërteta është se pikëpamja se lëngu i portokallit ngre presionin e gjakut është një mit i përhapur që ende vazhdon. Është e mundur që fakti që shumicën e kohës pas një dhurimi gjaku ofrohet lëng portokalli ka luajtur një rol në lindjen e mitit.

Por kjo ndodh sepse lëngu i portokallit është një burim i pasur i vitaminës C dhe karbohidrateve që stimulojnë drejtpërdrejt trupin.

Ekspertët shpjegojnë se vitamina C, si një antioksidant, ndihmon endotelin (“veshja” e brendshme e enëve të gjakut të funksionojë më mirë), e cila ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Vihet re gjithashtu se portokallet, si agrumet dhe frutat e tjera në përgjithësi, janë një burim kaliumi, një elektrolit që zgjeron enët e gjakut, duke ndihmuar në uljen e presionit të gjakut.

Marrja e kaliumit përmes dietës dhe zvogëlimi konsekuent i natriumit, në fakt, është një nga udhëzimet kryesore për trajtimin e hipertensionit, pra presionit të lartë të gjakut. E thënë thjesht, kjo do të thotë që lëngu i portokallit jo vetëm që nuk e rrit presionin e gjakut, por për shkak të kaliumit që përmban çon në zvogëlimin e tij.

Prandaj ne mund të konsumojmë portokallet si dhe lëngun e tyre pa frikë, pasi rregullojnë presionin e gjakut, përmirësojnë funksionin e zemrës dhe stimulojnë mbrojtjen e trupit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim