MENU
klinika

Çfarë na e vodhi... modernizimi!

A ju kujtohet ”Epoka Para Teknologjisë”?

28.09.2021 - 13:31

         Ditët e sotme teknologjia është shndërruar në aleaten kryesore.

Sidoqoftë, ka plot gjëra “natyrale”, që na mungojnë me ardhjen e saj. Nëse hedhim një sy në një ambient të mbushur me njerëz (metro, kafe, restorant, dhomë mjeku) do të vërejmë se, mbi 80% e personave janë të zhytur në telefonët ose tabletet e tyre. Të apasionuarit e “teknologjisë” janë kredhur në rrjetet sociale, në mesazhe, në video, në e-maile… po ku është jeta? – shumë përtej pas Facebook-ut, YouTube-it, WhatsApp-it, Gmail-it, Android-it dhe Apple-it./Konica.al

Edhe më alarmant është fakti, se brezat e rinj të lindur nga viti 2000 e këtej, jetojnë me teknologjinë dhe dinë ta përdorin atë shumë mirë. Një fëmijë 1 vjeç e di se për të përdorur një telefon, ai duhet të lëvizë gishtin tregues lart e poshtë. Një vajzë 2-vjeçare i kërkon nënës të shohë, sesi duket në foton që sapo bëri në park. E kështu me radhë…

Nuk mohohet që teknologjia na ka ofruar mijëra përparësi, s’do donim të jetonim majë malit, apo në një tempull budist, por gjithçka e ka një cak dhe vija ndarëse është kaq e hollë, mes përdorimit të pajisjeve, për atë që është e nevojshme dhe varësisë prej tyre.

Teknologjia na ka grabitur pjesë të rëndësishme të jetës sonë, duke përfshirë:

  1. Mendimet tona – Ne thuajse nuk kalojmë aspak kohë me veten. Nuk meditojmë kokën mbështetur në jastëk. Nuk e pyesim veten se ç’po ndodh me ne ose çfarë vendimi duhet të marrim. Nëse mendja stimulohet mjaftueshëm, ajo mund të bredhë lirshëm dhe të na ndihmojë të zgjidhim problemet, të kemi ide brilante… Pak nga pak, teknologjia po na vret krijimtarinë dhe imagjinatën.
  2. Humbjen e rrugës, destinacionit – Ç’bënin njerëzit më parë, kur nuk kishte GPS? Pyesnin ndonjë kalimtar, përpiqeshin të deshifronin ndonjë hartë në letër, ose do të humbnin. Ku ka më mirë se sa të jesh në një qytet dhe të zbulosh atë që nuk përfshihet në guidat turistike. Mirëpo, kjo vështirë se ndodh më, pasi u drejtohemi sakaq hartave të celularit. Ndonjëherë duhet të humbni, për të gjetur thelbësoren.
  3. Aftësia për të bashkëvepruar me të huajt – I rikthehemi shembullit të udhëtimit, në të kaluarën, ne pyesnim një person që dukej se ishte vendas dhe ndoshte shpesh që ai person të bëhej i afërt. /Konica.al/Madje, e përdornim edhe në rrethin tonë të brendshëm. Përmes ekranit ndjenjat është vështirë të kuptohen, pak rëndësi ka nëse përdorim emoxhi apo muzikë, për këtë duhet të jemi “ballë për ballë”.
  4. Zëri i qetësisë – Bota perëndimore dhe qytetet e mëdha janë të zhurmshme. Qetësia dhe ekuilibri gjenden në qetësi. Ne mund të lidhemi me veten, të shijojmë mungesën e zhurmës së bezdisshme dhe të fillojmë të përjetojmë heshtjen e çmuar.
  5. Energjia e mjedisit – Është vërtetuar shkencërisht, se pajisjet si televizori ose kompjuteri e mbushin dhomën me energji negative. Për këtë arsye, këshillohet që të mos i keni në dhomën e gjumit ose t’i ndizni para se të flini. Nga ana tjetër, jemi mësuar të bëjmë fotografi të gjithçkaje që shohim, aq sa humbasim mundësinë reale për të shijuar peizazhin. Përmes syrit të kamerës ose ekranit të celularit, nuk mund të vlerësojmë madhështinë e natyrës, aromat, tingujt ose emocionet. Filloni të jetoni përtej një pajisjeje!
  6. Të çlodhemi – Para se të ekzistonte celulari, njerëzit komunikonin herë pas here, nëse jetonin larg, ose e vizitonin njëri-tjetrin nëse ishin afër. Ankthi i prodhuar sot duke dërguar një mesazh dhe mungesa e përgjigjes gjeneron menjëherë shumë stres. Pa harruar dy shenjat ngjyrë blu në WhatsApp ose kohën në orën e Facebook-ut! Mund të çmendemi.

E marrim telefonin në banjë, flemë me aparatin nën jastëk, e lëmë në tavolinë ose në stolin e shkollës. Presim me padurim t’i dëgjojmë zilen, për t’u përgjigjur. Duke e zvogëluar përdorimin e teknologjisë, do të jeni më të qetë dhe më të çlodhur. Së fundi, duke përdorur kaq shumë celularin, ju mungojnë detajet dhe gëzimi i të jetuarit intensivisht.

Kur ka qenë hera e fundit që keni soditur perëndimin e diellit, pikat e shiut, apo zogjtë në fluturim?/Konica.al

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dan Brown shpjegon Teknikumin

“Origjina e species së re”