MENU
klinika

Avokati jep sqarime për gjendjen shëndetësore të ish-kryeprokurorit

Adriatik Llalla në gjendje të rëndë në spital, mungon në seancën gjyqësore

09.09.2021 - 13:12

Sot është zhvilluar seanca për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llalla, por mësohet se ai nuk ka qenë i pranishëm, per shkak te gjendjes jo te mire shendetesore.

Avokati mbrojtjës i Llallës ka sqaruar se ish-kryeprokurori ndodhet në spital, raporton News24.

Po ashtu avokati ka paraqitur edhe dokumentet qe vertetojnë se ish-kryeprokurori ndodhet në regjim spitalor. Ai i ka treguar gjykates një ekspertizë që flet për gjendje të renduar shëndetësore të Llallës.

Ndërkohë që Gjykata është tërhequr për të marrë një vendim, nëse do të pranohen këto si prova apo jo.

Llalla u dënua nga Shkalla e Parë me 2 vite burg dhe disa pasuri iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë. 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit.

Po ashtu Llalla u dënua që për 5 vite mos kryejë asnjë funksion publik. Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.