MENU
klinika

''Habitet 'New York Times''

Afganët në Shëngjin: Plazh e vajza gjysmë të zhveshura… Parajsa vetë!

14.09.2021 - 15:21

          Prestigjiozja amerikane “The New York Times” i ka kushtuar jetës së re të afganëve në Shqipëri, një reportazh të gjatë.

Situata e përgjithshme, fokusohet veçanërisht në strategjinë e strehimit të refugjatëve në resortet verore në brigjet e Adriatikut, duke i cilësuar si “kampet e refugjatëve më luksozë dhe të çuditshëm në botë”, të çuditshëm, më së shumti nga fakti se Shqipëria mbetet ende, sipas autorit, “një nga vendet më të varfra në Europë”.

Gjithsesi, reportazhi nënvizon faktin se “fatura e refugjatëve paguhet kryesisht, nga organizata si ”National Endowment for Democracy”, fondacioni ”Yalda Hakim”, por edhe fondacioni ”Soros”.

Gazeta amerikane ndjek në veçanti, fatin e refugjatëve të strehuar në resortet e Shëngjinit, ku gratë dhe burrat afganë ende duken disi të hutuar, peng të kujtimeve dhe frikës për familjarët në atdhe, sa edhe mirënjohës për mundësinë që po u jep populli shqiptar.

Për shumë prej tyre, kjo është edhe rasti për të përjetuar gjëra që nuk kishin mundësi të bënin në Afganistan.

Tahera, një studente mjekësie 21-vjeçare, dëshiron të mësojë notin dhe biçikletën, diçka e ndaluar në Kabul.

Pushuesit shqiptarë, kryesisht nga Kosova, duket se po i mirëpresin dhe nuk shqetësohen nga prania e tyre.

“Jemi refugjatë luksi. Shkojmë në plazh, shohim vajza gjysmë të zhveshura, flemë dhe hamë rregullisht. Për pjesën më të madhe të njerëzve, kjo është parajsa”, – thotë një ish-përkthyes, i cili, pohon se, pavarësisht komoditetit ende nuk fle, nga makthi kur kujton mënyrën si iku nga qyteti i tij, Herati, duke iu shpëtuar kontrolleve të talebanëve.

Paqartësia për të ardhmen, por edhe për vendin nga ku kanë ikur të detyruar, zbeh lumturinë e çastit.

“I gjithë ky luks është fantastik, por nuk e shijojmë dot, me gjithë mendimet që kam në kokë”, – e përmbledh gjithë situatën, njëra prej tyre.