MENU
klinika

Zhvillimet e fundit

Agron Gjekmarkaj: Nuk ka shanse që Sali Berisha të kthehet në PD

30.09.2021 - 21:56

Deputeti i Partisë Demokratike  Agron Gjekmarkaj ka deklaruar mbrëmjen e  sotme se nuk shikon shanse të rikthimit të ish-kryeministrit Sali Berisha në PD, pavarësisht lëvizjes së tij të fundit me turin e takimeve nëpër qytete.

“Nuk shoh shanse, për një rikthim të Berishës, mendoj që dhe nuk duhet të rikthehet sepse çfarë ka pat për të dhënë i ka dhënë, dhe ka lënë gjurmë pozitive sipas meje. Kjo lëvizje e tij do kishte vlerë para zgjedhjeve, që të hapte një diskutim për PD. Ose nëse do të kishte një mea culpa”, tha deputeti Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj tha më tej në “Open” se vendimi i përjashtimit të Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, ishte i vetmi që mund të merrte Lulzim Basha në ato rrethana që ai u gjend.

Në optikën time, është veprimi i tij, por ai nuk i kërkon ndihmë anëtarësisë por me ndikimin e tij e kërkon atë, nuk po dialogon, por po shpall atë që ka marrë si vendim të tij.Unë besoj që , këtu s’kishte skenar as të keq as të mirë, ishte i vetmi për Bashën në rrethanat që u krijuan”, u shpreh Gjekmarkaj.