MENU
klinika

Jo thjesht “Sanremo-n”

Alketa Vejsiu paska në plan edhe “Eurovision-in”

25.09.2021 - 09:00

Vitin e kaluar Alketa Vejsiu realizoi një ëndërr të fëmijërisë, duke u ngjitur në skenën e festivalit më të madh të muzikës italiane, “Sanremo”.  Ajo ishte në mesin e 10 prezantueseve të Sanremo 2020, që u bënë pjesë e këtij festivali gjatë netëve të ndryshme. Prezantuesja shqiptare u shfaq në natën e tretë të festivalit, krah Georgina Rodriguez dhe Amadeus.

E pas realizimit të kësaj ëndrre ajo tashmë dëshiron të ngjitet në skenën e “Eurovision”. Në një intervistë virtuale të realizuar me ndjekësit e saj në Instagram, moderatorja është pyetur nëse ka ndonjë ide për televizionin italian. Kësaj pyetjeje i është përgjigjur duke thënë:

“Po me punon truri. Do te doja te prezantoja Eurovizionin, jo thjesht Sanremon. Ne cdo vend te botes qe do ta benin do te doja shume qe Shqiperia te shkonte aty jo vec me kenge por edhe me fjalen, me nje prezantuese.”- shkruan ajo.

Ndërkohë, Alketa ka treguar se këto kohë do zhvendoset në Londër, por ka shtuar se nuk do shkëputet totalisht nga Tirana pasi ka këtu punën dhe familjarët. Prej ditësh ajo ndodhet në Britani për shkak se po punon për sezonin e ri televiziv dhe vajza e saj studion atje. Dhe po ashtu zbuloi se do zhvendoset atje për të kryer masterin në “Biznes Ndërkombëtar.

/News31