MENU
klinika

Sinan Hoxha feston ditëlindjen

Andrra shkruan dedikimin më romantik që kemi lexuar

05.09.2021 - 10:38

Sinan Hoxha feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një mesazh i ngrohtë urimi nga bashkëshortja e tij, Andrra. Kjo e fundit ka ndarë në Instagram disa foto mjaft romantke që ka realizuar me Sinanin, duke nisur nga dita e martesës e deri tek ardhja në jetë e fëmijës së tyre të dytë.

“Zhytem cdo dite ne thellesine e syve te tu, perhumbem teksa lexoj dashurine e jetes ne to! Ditet e mia, prej se te kam pare, njohin vetem trajektoren e lumturise. Kam privilegjin, te gezoj familjen qe me fale, strehen tone te dashurise qe na ngroh zemrat nen bekimin e dy engjejve tane. Te dua sa s’mund ta them e as ta shkruaj, te dua cdo cast e me shume, ne cdo frymemarrje, ne cdo perkedhelje, ne cdo puthje…❤️ Gezuar ditelindjen, festa ime e jetes! @sinanhoxha_”, shkruan Andrra në postimin e saj.

Kujtojmë se Andrra Destani e Sinan Hoxha u bënë prindër për herë të dytë në muajin mars. Ata u bekuan me një djalë tjetër dhe familja është në qiellin e shtatë nga gëzimi. Lajmin e bukur për ardhjen e djalit e ndau vetë Andrra përmes një postimi në rrjete sociale.


“E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”, shkroi Andrra përkrah një fotografie të bebushit.

Më vonë ata zbuluan se djalin e dytë e pagëzuan me emrin Ayan dhe pak kohë pas ardhjes së tij në jetë i zbuluan portretin e ëmbël në rrjete sociale.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lajmin e ka dhënë me një foto

Andrra Destani humb njeriun e dashur


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?