MENU
klinika

TKOB

Angjelin Preljocaj premton mbrëmje magjike

24.09.2021 - 16:10

         “Annonciaton” dhe “La Stravaganza” dy balete me koreografinë nga Angjelin Prelocaj, vijnë për dy net radhazi në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

E premtja dhe e shtuna mbrëma, e 24 dhe 25 shtatorit, sjell në Tiranë edhe asistente-koreografen e kompanisë së Preljocajt, Natalia Naidich. Të dyja shfaqjet e koreografit Preljocaj janë pjesë e programit artistik, që u bë me dije disa ditë më parë, për çeljen pas pesë vjetësh, të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

“Annonciaton” është një temë plotësisht e pacekur në artin koreografik. Bashkëjetesa e çuditshme e pranimit dhe rebelimit, përplasja e hapësirës e kohës. Në ikonografinë tradicionale, Maria shpesh shfaqet në një kopsht të mbyllur ose me mure, çfarë simbolizon virgjërinë e saj. Prandaj, ekziston një paralele midis asaj që mund të quhet hapësira e saj e brendshme dhe ajo që e rrethinon. Kjo ardhje në jetë në faza graduale, na çon në zemër të procesit të krijimit të artit; mesazhi nuk është më një abstraksion, bëhet realitet.

Në vend që diçka të përfundojë, a nuk është ajo që ne e quajmë në ditët e sotme art konceptual, paralajmërimi i një arti të ri, “shpallja” e një arti që ende nuk ka lindur?

“La Stravaganza” – nga njëra anë Lindja, me kulturën antike dhe nga tjetëra, Amerika. Historia e së shkuarës, që rikthehet si një bumerang. Njerëz dalë nga balta, që sjellin diçka të re.

Për shkak të protokolleve të sigurisë, do të jetë funksionale 30 për qind e sallës së spektatorëve.

Preljocaj koreografi i sukseve

Angelin Preljocaj është valltar dhe koreograf francez, me origjine shqiptare.

Në moshë të re, ai nis studimet në baletin klasik e më pas, kalon tek ai kontemporan, që i përkushtohet.

Ai konsiderohet si një nga koreografët më të rëndësishëm bashkohor. Iu bashkangjit Baletit të Operës Nacionale në Paris në vitet ’90-të dhe udhëheq kompaninë e tij, prej vitit 1985. Shumë prej koreografive të tij, kanë qenë një sukses të jashtëzakonshëm, mes të cilave pjesë të repertorit të Baletit të Operës Kombëtare në Paris.

Preljocaj ka krijuar më shumë se 50 pjesë baleti, që përmbledhin koreografi solo, apo me trupa të mëdha.

“Scala” e Milanos, ”New York City Ballet” dhe ”Baleti i Operës Kombëtare të Parisit” janë ndër teatrot që e ftojnë për të krijuar për ta.

Gjatë karrierës së tij, ai ka marrë çmimin “Çmimi i madh kombëtar i baletit” dhënë nga ministria e Kulturës në vitin 1992. Pjesa e tij “Annonciation” fitoi çmimin “Bessie Award” në vitin 1997, “Romeo dhe Zhulieta” fiton ‘Les Victoires de la musique’ në të njëjtin vit, ndërsa “Blanche Neige” atë “Globe de Cristal” më 2009. Koreografi i njohur Angjelin Preljocaj i është bashkuar zyrtarisht Akademisë Franceze të Arteve të Bukura. Në vitin 2017, në Pallatin e Kongreseve u shfaq vepra e tij: “Still life”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN