MENU
klinika

Më në fund!

Arilena Ara rikthen 2Po2 pas një mungese të gjatë

08.09.2021 - 07:08

Një nga reperët më të dashur shqiptarë 2PO2 prej kohësh i mungon skenës shqiptare. Prej gati 2 vitesh ai është shkëputur nga muzika pa dhënë arsye për këtë vendim. Mirëpo, më në fund Besniku po rikthehet dhe shkak është bërë deridiku Arilena Ara. Ajo e ka ftuar atë në një bashkëpunim për albumin që po sjell, “Pop art”.

Ditën e sotme Arilena ka publikuar një postimi në Instagram, duke paralajmëruar këngën e re teksa ka shkruar: “Mirë se u riktheve djali i keq!” Ajo nuk ka ndarë detaje se kur do publikohet projekti i tyre por mezi po presim. Edhe Besniku ka postuar po ashtu dy foto në llogarinë e tij me mbishkrimin “Beast mode on”, teksa ndjekësit e tij janë shprehur shumë entuziastë.

 

“Pop Art” është albumi i parë i Arilenës. Ajo ka bashkëpunuar me emra shumë të dashur të muzikës shqiptare e jo vetëm si Dafina Zeqiri, Gjon’s Tears, Noizy. Deri tani artistja ka lançuar projektet me Dafinën e Noizyn që janë pritur shumë mirë nga publiku.

Ku do ta shohim këtë të dielë

Sara Hoxha, rikthehet në ekran!

Bëri një dalje publike dhe pati sërish shumë kritika

Meghan Markle: Ndihem personi më i keqtrajtuar në botë!