MENU
klinika

Premier League, Java 6

Arsenal fiton derbin, tri humbje radhazi për Tottenham

26.09.2021 - 19:30

Nga ferri në parajsë. Pas tri humbjeve në start, Arsenal merr tri fitore radhazi, duke mposhtur 3-1 në derbi Tottenham. Spurs, nga 3 fitore radhazi, pësojnë 3 humbje radhazi dhe përmbyset situata.

Emile Smith-Roëe ka kaluar në avantazh Arsenalin. Aksioni ishte i mirëorkestruar nga Saka, që mori top në krah dhe pasi mblodhi kundërshtarët, dha asistin perfekt për shokun e ekipit, i cili nuk fali.

Pastaj erdhi edhe goli i dytë me Aubameyang, i cili ka nisur kundërsulmin vrastar dhe e ka finalizuar po vetë brenda zone. Tottenham u trondit, aq sa erdhi edhe goli i tretë me talentin Saka, sërish me kundërsulm.

Në pjesën e dytë Tottenham u mundua të futej në lojë me golin e Son në 78’, por nuk ishte e thënë të shkohej të paktën te barazimi. Tri fitore radhazi për Arsenalin, tri humbje rresht për Tottenham, që ndërrojnë vendet në renditje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN