MENU
klinika

Prej ditësh në Itali

Zbulohet arsyeja “speciale” e udhëtimit të Arbana Osmanit

25.09.2021 - 07:20

“Big Brother” është një nga formatet më të suksesshme televizive në vendin tonë. Rikthimi i tij pas 4 vitesh dhe këtë herë në versionin VIP, pra me personazhe publike, ka bërë që publiku ta presë me padurim.

Moderatorja është sërish Arbana Osmani, që këtë herë, në staf ka krah vetes edhe partnerin, Eduart Grishaj. Gjithashtu, Lori Hoxha po merret me çdo përgatitje për këtë edicion, që duket se do të jetë special.

Së fundmi, ata kanë udhëtuar drejt Italisë, që në fillim dukej si një “arratisje” për pak ditë pushim, para se “Big Brother VIP” të nisë transmetimin. Mirëpo, mesa duket jo! Arsyeja është vetë reality-show. Sot Arbana ka ndarë disa pamje, në ambientet e “Grande Fratello VIP”, ku kanë takuar edhe dy nga autorët, Omar Bouriki dhe Alfonso Signorini. Në një postim në Instagram, në fund të vizitës, Arbana i ka falënderuar që kanë ndarë eksperiencat dhe që i kanë pritur.

Ndaj, na mbushet gjithnjë e më shumë mendja se ky do të jetë një rikthim i fuqishëm i “Big Brother”, për shkak të pauzës, për shkak se konkurrentë do të jenë personazhet e famshëm, si dhe për shkak të ideve e “frymëzimit”, në Itali, ku dihet suksesi që ka ky format.

Sakaq, ende nuk është zbuluar asnjë konkurrent, por në media çdo ditë raportohet për personazhe që do bëhen pjesë e reality-showt. Mes VIP-ave të përfolur deri tani për të qenë pjesë e formatit janë: Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj, Arjola Demiri, Riselda Sejdija, Romeo Veshaj, Ema Andrea, Beatrix Ramosaj, Kastro Zizo, Robert Berisha, etj., megjithatë vetë produksioni nuk ka konfirmuar asnjë personazh. Në faqen zyrtare të programit në Instagram janë publikuar videot e disa prej konkurrentëve, por pa iu zbuluar portretin.

/News31