MENU
klinika

E keni parë si shkëlqeu?

Aurela Hoxha nuk mungoi në Festivalin e Filmit në Venecia

12.09.2021 - 11:42

Në fund të muajit korrik pas shumë thashethemeve, Aurela Hoxha konfirmoi se është bërë nënë. Modelja ndau mes shumë fotosh edhe disa momente me të voglin, duke i zbuluar me krenari botës se kishte sjellë në jetë një thesar.

Menjëherë pas lindjes ajo u kthye shumë shpejt në formën e saj ideale.

Së fundmi ajo është shfaqur në eventin e madh, në Festivalin e Filmit në Venecia. Modelja u shfaq në natën përmbyllëse të këtij evenimenti me një fustan të gjatë me dekolte të hapur.

“E lumtur që të jem sërish. Festivali i Filmit në Venecia 2021. Përpara tapetit të kuq. Faleminderit”, shkroi Aurela krahas fotove.

Gjatë kësaj kohe, Aurela i habiti të gjithë teksa publikonte foto të trupit të saj, duke treguar se ka arritur menjëherë linjat perfekte. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit ajo tregoi se këto kohë ka qenë pagjumë dhe lodhja ka ndikuar në rënien nga pesha.Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit ajo tregoi se këto kohë ka qenë pagjumë dhe lodhja ka ndikuar në rënien nga pesha.

Më herët, Aurela ka ndarë disa imazhe shumë të ëmbla me të birin. Ajo ka postuar një pjesë të portretit të djalit dhe në një foto tjetër ajo shihet duke luajtur me të, teksa Alaron shihet shtrirë mbi një krevat. Ajo që bie në sy është se Aurela kujdeset në çdo moment që të mos e zbulojë portretin e të birit. Siç duket ky do të jetë një vendim i përbashkët mes saj dhe partnerit, ndaj nuk e dimë nëse do të vijë mundësia që ta shohim një herë të voglin e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Publikon fotot e para të bebit

Aurela Hoxha konfirmon se është bërë nënë


Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?