MENU
klinika

La Liga, Java 7

Barça kthehet te suksesi, holandezët shpëtojnë Koeman

26.09.2021 - 18:07

Trajneri Ronald Koeman duket se do të vijojë të qëndrojë në krye të Barcelonës. Katalanasit fituan 2-0 në shtëpi ndaj Levantes dhe ky sukses zgjat aventurën e holandezit në krye të ekipit blaugrana.

Më në fund… De Jong! Blerja e fundit e Barcelonës në merkaton e verës, jo Frenkie, që sot nuk luajti, pasi është i pezulluar me karton të kuq, por Luuk, holandezi tjetër, ka gjetur rrugën e rrjetës me katalanasit.

Në “Camp Nou”, pasi avantazhi i blaugrana erdhi me anë të një tjetër holandezi, Depay, me penallti, disa minuta më pas ishte ish-sulmuesi i Sevilla ai që shënoi pas një asisti të bukur nga Dest. Sic duket, pa Koeman ne stol (i skualifikuar) ekipi u clirua…

Në fund ka vend edhe për Ansu Fati, që rikthehet pas dëmtimit. Ai që mori numrin e Messit realizoi golin e tretë, duke shuar cdo iluzion në fundin e takimit. Barcelona ngjitet në vendin e pestë, -5 pikë nga kreu dhe më një ndeshje më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN