MENU
klinika

La Liga, Java 6

Barcelona nuk fiton, pritet shkarkimi i Koeman

23.09.2021 - 23:55

Barcelona tani është edhe në krizë rezultatesh. Pas problemeve financiare, katalanasit gjenden në vështirësi edhe ecurinë, të paktën në ndeshjet e fundit. Pas humbjes me Bayern dhe barazimit në shtëpi me Granadën, vjen edhe barazimi 0-0 me Cadiz në transfertë.

Një rezultat që e lë ekipin blaugrana në vendin e shtatë, 7 pikë larg kreut. Dhe ajo që shqetëson më shumë, është loja me oshilacione gjatë 90 minutave, ku fundi përherë mbetet një ankth.

Barcelona vuajti pas mesit të pjesës së dytë, pasi de Jong mori kartonin e dytë të verdhë dhe la të tijtë me 10 vetë. Më shumë se sa për të fituar miqtë katalanas u përpoqën më shumë mos humbnin.

Dhe tani trajneri Ronald Koeman rrezikon seriozisht takimin. Presidenca i kishte vënë kusht 9 pikë në 3 ndeshje, por ekipi mori vetëm 1 në 2 të tilla. Tani pritet vendimi para ndeshjes me Levanten në fundjavë në “Camp Nou”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN