MENU
klinika

La Liga, Java 5

Barcelona shmang humbjen, Koeman rrezikon

20.09.2021 - 23:01

Pritej një reagim i Barcelonës pas humbjes në Champions League, por katalanasit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në shtëpi ndaj Granadas. Të besuarit e Koman barazuan vetëm në fund, me trajnerin holandez që rrezikon shkarkimin.

Barcelona e ka nisur si mos më keq ndeshjen ndaj Granadas. Skuadra e Koeman është goditur pas 2 minutash lojë me anë të Duarte, i cili në shtyllën e dytë i lirë ka goditur me kokë dhe shënuar.

Por, natyrisht meritat shkojnë më shumë për Escudero që ka bërë “lëmsh” Busquets dhe shokë në anën tjetër të fushës, duke i dribluar dhe më pas krosuar një top në mënyrë perfekte. Pjesa e parë përfundon 0-1.

Në pjesën e dytë katalanasit sulmojnë pa rreshtur, por goli i barazimit do të vinte vetëm në minutën 90’ me anë të Araujo. Tetë minuta në dispozicion për të përmbysur, por ndeshja mbyllet 1-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN