MENU
klinika

Bundesliga, Java 6

Bayern kalon me sukses edhe transfertën e radhës

24.09.2021 - 22:29

Bayern Munchen nuk njeh rivalë në Bundesligë. Kampionët bavarezë kalojnë me sukses edhe ndeshjen gjashtë, duke fituar 3-1 në transfertë me Greuther Furth. Bavarezët mbajnë kreun e renditjes.

Muller në minutën e dhjetë shënoi golin e parë, ndërsa Kimmich shfaqet sërish goleador, teksa në 31’ shënon golin e dytë. Bayern e mbyll 0-2 pjesën e parë, duke mos e vënë në diskutim fitoren.

Në 48’, një karton i kuq absurd i Pavard lë Bayern me 10 vetë. Megjithatë kjo nuk ndikon, pasi miqtë shënojnë edhe golin e tretë në 68’, që më shumë se meritë e Bayern, është autogol i vendasve.

Greuther Furth shënon golin e nderit në 88’, por i pafuqishëm për të barazuar. Bayern kryeson bindshëm Bundesligën, në pritje të gabimeve të rivalëve.