MENU
klinika

Nuk i harron asnjëherë rrënjët!

Bebe Rexha ndan me të gjithë kujtimin e ëmbël nga fëmijëria

16.09.2021 - 10:28

Bebe Rexha nuk i harron asnjëherë rrënjët e saj dhe na ka bërë përherë krenarë anë e mbanë botës me talentin e saj. Së fundmi artistja është kthyer pas në kohë duke na ëmbëlsuar me kujtimin e saj të bukur nga fëmijëria së bashku me stërgjyshen!

Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi, ku shfaqet bashkë me stërgjyshen e saj, në kohën kur ishte vetëm 4 vjet.

“Unë me stërgjyshen time në Gostivar, Maqedoni, kur isha 4 vjeç”, ka shkruar Rexha krahas fotografisë.

Ajo e di se çdo sukses nuk do të ishte i mundur pa ata që i qëndruan pranë që në hapat e parë!

Më herët ajo ka bërë një gjest mjaft human duke dhuruar 10 mijë dollarë për Spitalin e Dibrës, me arsyetimin se nuk ka mjaftueshëm furnizime.

Po ashtu, ajo i ka bërë thirrje publikisht të gjithë ndjekësve për ndihmë përmes një postimi në “InstaStory”.

“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime. Ju lutem ndihmoni duke dhuruar. Çdo gjë ndihmon. Ju lutem ndihmoni, nuk ka mjaftueshëm furnizime”, ka shkruar Bebe në postimin e saj.

Po ashtu artistja ka ndarë gjithashtu linkun nga ku mund të dhurohen online para për spitalin për të ju ardhur në ndihmë qytetarëve dibranë.