MENU
klinika

La Liga, Java 6

Benzema 2 dhe Asensio 3, Real Madrid luan “tenis”

22.09.2021 - 23:55

Gjashtë ndeshje, pesë fitore dhe vetëm një barazim në La Liga. Real Madrid thuajse është perfekt në këtë nisje të sezonit, teksa fitoi edhe sonte 6-1 ndaj Mallorca në “Santiago Bernabeu”.

Ndeshja nisi me gol. Benzema që në minutën e tretë gjeti rrugën e rrjetës. Në minutën e 24-t, Asensio dyfishon shifrat. Por vetëm një minutë më pas miqtë ngushtojnë në 2-1.

Megjithatë, Asensio rikthen avanatazhin e dy golave në 29’ dhe pjesa e parë mbyllet 3-1. Në fillimin e pjesës së dytë Benzema i anulohet një gol për faull. Francezi shërben mirë në 55’ për Asension, që kompleton tripletën e tij.

Në 78’ është vetë Benzema që shënon sërish, duke cuar shifrat në 5-1. Goli i tetë i sulmuesit francez në 6 ndeshje, asnjë si ai në 5 ligat kryesore evropiane. Në 84’ ka vend edhe për një gol të Iscos. Real kryeson bindshëm. Ndërkohë, Villarreal gjeti fitoren e parë pas 4 barazimeve radhazi, duke mundur 3-1 Elche.