MENU
klinika

Arrestohet një 47-vjeçar

Bie nga anija turistike, vdes 25-vjeçarja në Vlorë

03.09.2021 - 17:52

Një vajzë 25-vjeçare ka gjetur vdekjen në ujërat e brigjeve të Vlorës. Mësohet se e reja po udhëtonte në një anije turistike që përdoret për shëtitje në det të hapur, teksa është rrëzuar dhe ka rënë në ujë. Për pasojë e reja ka humbur jetën.

Mësohet se policia ka arrestuar A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë i cili ishte i punësuar në anijen turistike dhe akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Ndërkohë mësohet se e reja nuk është identifikuar ende.

Njoftimi i policisë:

Vlorë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të shtetasit A. G., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, mengjesin e sotëm, nga anija turistike ku ishte i punësuar, dyshohet se është rrëzuar një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 25 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spitalin e Vlorës. Vijon puna për identifikimin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshem.