MENU
klinika

Lufta e Vietnamit

”Bota e qytetëruar, realitet i egër… për ‘Tarzanin”

14.09.2021 - 13:45

        Jetoi në xhungël, për më shumë se 40 vjet. Vietnamezi, i cili konsiderohej si “Tarzani i jetës reale”, ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare, 8 vjet pasi u kthye në botën e civilizuar.

Ho Van Lang iu dorëzua sëmundjes së kancerit, pasi mbijetoi, së bashku më babanë, për 41 vjet, në xhungël. Ai e mori të birin në vitin 1972 dhe së bashku u fshehën në botën e egër, për shkak të bombardimeve të Amerikës gjatë luftës në Vietnam.

Të dy rivendosën kontakte me shoqërinë vietnameze më 2013 dhe besonin, se lufta ende vazhdonte.

Pas vitit 2013, Lang filloi një mënyrë jetese të re, relativisht moderne, por sikur janë shprehur miqtë e të tij, stresi dhe dieta ushqimore e varfër e botës së ‘civilizuar’, patën efekte të dëmshme në shëndetin e Tarzanit.

Miku i Langut, Alvaro Cerezo, shprehet se jeta ‘moderne’, ndoshta kishte shkaktuar pasoja fatale për të, pasi ai filloi të konsumonte ushqime të përpunuara, si edhe alkool, ndonjëherë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"The Guardian”

Shqipëria të çudit!