MENU
klinika

Një dokumentar për kujdestarinë

Britney Spears së shpejti në Netflix!

23.09.2021 - 07:30

Një dokumentar për jetën e Britney Spears po vjen nga Netflix. Platforma e filmave ka publikuar një pjesë nga traileri i parë i dokumentarit të titulluar “Britney vs Spears”, i cili prek ndër të tjera dhe çështjen e kujdestarisë së yllit të muzikës pop me babain e saj, Jamie Spears.

Në klipin në fjalë, Spears dëgjohet duke lënë një mesazh zanor për avokatin e saj: “Përshëndetje. Emri im është Britney Spears. Të kam telefonuar më parë. Po të telefonoj përsëri për t’u siguruar për procesin e mbylljes së kujdestarisë…” Traileri i plotë pritet të dalë ditën e sotme ndërsa data e publikimit nuk është njoftuar ende.

Pjesë e dokumentarit do të jenë dhe persona që e njohin këngëtaren e “Womanizer”. Babai i saj paraqiti një peticion në fillim të këtij muaji për t’i dhënë fund kujdestarisë në të cilën ka qenë në krye për më shumë se një dekadë. Takimi tjetër gjyqësor për çështjen e nënës së dy fëmijëve është caktuar më 29 shtator.

“Framing Britney Spears” e Hulu dhe FX u publikua në shkurt dhe gjithashtu detajon betejat e këngëtares dhe lëvizjen #FreeBritney. Ndërsa këngëtarja pret t’i japë fund betejës ligjore me të atin, ajo njoftoi dhe fejesën me të dashurin e saj prej shumë vitesh, Sam Asghari.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?