MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 3

Bylis perfekt në 3 javë, Korabi barazon me Besën

25.09.2021 - 17:59

Bylisi është skuadra perfekte në Kategorinë e Parë. Ballshiotët fituan 4-0 në javën e tretë ndaj Turbinës së Cërrikut. Me këtë sukses, Bylis kryeson me pikë të plota dhe duket se është ekipi për t’u mundur.

Korabi është pretendenti numër 2 për t’u ngjitur në Superiore. Dibranët barazojnë 1-1 në fundin e ndeshjes me Besën në ndeshjen e luajtur në Luz. Korabi është një hap Bylisit, me 7 pikë.

Surprizon Maliqi, që barazon 1-1 me Apoloninë, ndërsa Lushnja zhgënjen sërish, duke u mposhtur 2-0 në Berat nga Tomori. Në Lezhë është vendosur paqja mes Besëlidhjes dhe Pogradecit.

JAVA 3

SHKUMBINI-ERZENI 3-2

Barboza 11′ , Onuh 56′, 88′  / Xhabrahimi 30′ , Hidi 90+4′ (p)

MALIQI-APOLONIA 1-1

Repaj 40′ (autogol) / Repaj 90+2′ 

TËRBUNI-VORA 1-0

Keko 38′ 

TOMORI-LUSHNJA 2-0

Pepa 16′ , 77′ 

BUTRINTI-BURRELI 1-0

Kolonja 43′ 

BESA-KORABI 1-1

Tafili 7′ / T.Marku 

BESËLIDHJA-POGRADECI 2-2

Danaj 7′ , Gjikola 48′ / Topllari 39′ , Jahaj 68′ 

BYLIS-TURBINA 4-0

Janku 2′ , Qardaku 65′ , Lorran 72′ , Spahiu 83′